Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi gjashtë gazetarëve në RTK u është ndaluar moderimi i emisioneve.
Ajo tha ky vendim i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së.
Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, por sipas saj, është e publikut dhe do të mbetet e tillë.
”Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së.RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes. RTK është e publikut dhe do të mbetet e tillë!” ka shkruar tutje Bajrami.
Postimi i plotë: