BallinaLajmeÇdo muaj Kosovës i shtohen nga 100 veteran (Dokument)

Çdo muaj Kosovës i shtohen nga 100 veteran (Dokument)

Të ngjajshme

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Afër 38 milionë euro ia shpenzuan buxhetit të Kosovës Veteranët e Luftës, në vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, kur ata filluan të paguhen rregullisht.

Numri i tyre nga muaji në muaj çdo herë ka shkuar duke u rritur, shkruan Gazeta inFokus.

Në janar të 2018’tës në listën e pagesave u regjistruan 36.794 veteranë e familjarë të tyre, por në muajin qershor ata u bënë 37.598.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga Gazeta inFokus, çdo muaj Kosovës i janë shtuar së paku nga 100 veteran.

Edhe pse numri i veteranëve çdo herë është rritur, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me shumën e paguar për ta.

Si shembull krahasimi mund të marrim muajt janar dhe shkurt.

Në janar numri total i përfituesve ishte më i vogël se në muajin shkurt, por megjithatë në janar u paguan rreth 36 mijë euro më shumë.

Për këtë çështje kanë një sqarim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Ndryshimi nga muaji në muaj i totalit të pagesës ka ndodhur për shkak të pagesës retroaktive”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Pensionet e veteranëve muajt e fundit ka qenë një temë e nxehtë diskutimi. Kjo më shumë për shkak të numrit të madh të përfituesve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz