BallinaLajmeLajmet e FunditCardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs përmes një fotografie tejet provokuese

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs përmes një fotografie tejet provokuese

Reperja e njohur, Cardi B, ka konfirmuar publikisht lidhjen me yllin e NFL-së, Stefon Diggs, përmes një postimi në Instagram, teksa është ende e përfshirë në proces divorci me Offset.

Në disa fotografi të publikuara nga një pushim romantik me Diggs, ajo shkroi: “Kapitulli 5… Përshëndetje Kapitulli 6”.

Çifti është përfolur që nga fillimi i vitit, dhe janë parë së bashku në evente të ndryshme si Dita e Shën Valentinit në Miami dhe pas Met Gala, shkruan DailyMail.

Cardi ndau pamje intime nga jahti, dhurata luksoze, dhe momente relaksi me Diggs, duke festuar gjashtë muaj lidhje.

Kjo vjen mes tensioneve me Offset, me të cilin Cardi ishte martuar që nga 2017 dhe ka tre fëmijë, përfshirë Blossom, e lindur në shtator 2024.

Reperja ka reaguar publikisht ndaj kërkesave të Offset për mbështetje bashkëshortore dhe kujdestari, duke e akuzuar atë për mungesë përfshirjeje në jetën e fëmijëve.

Ndërkohë, Diggs u përfshi në një video virale ku shihej në një festë me gra të veshura lehtë, çka shtoi spekulimet rreth lidhjes së re të Cardi-t. /Telegrafi/

- Advertisement -