Fabio Capello ka kritikuar ashpërsinë në lojën e Real Madridit ndaj sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, në El Clasico, të dielën e shkuar.
Ai po ashtu ka sulmuar kapitenin e “Los Blancos”, Sergio Ramos për ndërhyrjen e tij ndaj Messit me të cilën u përjashtua me karton të kuq.
“Vetëm duhet ta shihni ndërhyrjen. Shikojeni ndërhyrjen, është kriminale, futbollisti duhet të përjashtohet”, deklaroi Capello, përcjell “lajmi.net”.
“Sa herë që shoh një El Clasico në Santiago Bernabeu, futbollistët e Real Madridit duan ta lëndojnë Messin. Andaj, ndërhyrja e Ramosit ishte pa dyshim për karton të kuq”, theksoi ai./Lajmi.net/
