Analisti Blerim Canaj ka folur lidhur me hetimet për votat dhe procesin e krijimit të institucioneve të vendit.
Ai ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike nuk ka interesim real për ndërtimin e qeverisë së re, duke shtuar se kjo vlen edhe për partinë fituese.
“Madje as partia fituese… nuk e përjashtoj mundësinë që ne të shkojmë në zgjedhje edhe njëherë”, ka thënë Canaj.
Sipas tij, po të kishte interesim të mirëfilltë për ndërtimin e qeverisë dhe institucioneve, edhe dinamika politike do të ishte krejtësisht tjetër.
“Po të kishte një interesim për ndërtimin e qeverisë, për ndërtimin e institucioneve, mendoj që edhe elani për të arritur deri aty do të ishte krejt tjetër dhe krejt ndryshe”, është shprehur ai.
Analisti Canaj ka shtuar se politikanët kanë frikë nga temat që e presin vendin në të ardhmen, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të çojë në tendenca për shkatërrimin e sistemit politik në Kosovë./dukagjini