back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeCalvin Harris shndërron fshatin e qetë në Cotswolds në “Calvin Country” me...

Calvin Harris shndërron fshatin e qetë në Cotswolds në “Calvin Country” me prona 17.5 milionë euro

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Calvin Harris po transformon fshatin e qetë të Cotswolds në “Calvin Country” me një seri pronash me vlerë rreth 17.1 milionë euro, ku planifikon të ndërtojë një shtëpi të re me gruan e tij, prezantuesen televizive Vick Hope.

Krijuesi i hiteve, 41 vjeç, me një pasuri prej rreth 285 milionë eurosh, ka blerë disa shtëpi në Gloucestershire, duke përfshirë një rezidencë luksoze me pesë dhoma gjumi dhe dy prona fqinje, me qëllim zgjerimin e pronës së tij në zonë.

Shtëpia kryesore, e blerë fillimisht në vitin 2019 për rreth 4.1 milionë euro, u rrafshua dhe u rindërtua nga e para, shkruan DailyMail.

Përveç kësaj, Calvin bleu një pronë tjetër me gjashtë dhoma gjumi dhe një vresht prej tre akrash për po aq, rreth 4.1 milionë euro, pavarësisht kritikave për shkatërrimin e vreshtit.

Rezidenca prej guri Cotswold përfshin pishinë, fushë tenisi dhe dhoma të mëdha në katin përdhes, si kuzhina, dhoma ngrënieje dhe sallon televizori.

Calvin Harris tashmë është pronar i një rezidence në Los Angeles me vlerë 13.7 milionë euro, një shtëpie në Londër prej 8.55 milionë eurosh dhe një ferme prej 138 akrash në Ibiza.

Ai dhe Vick, e cila është shtatzënë, planifikojnë të zhvendosen në rezidencën e tyre të re këtë verë, pasi Calvin të përfundojë sezonin e tij të performancave në Ibiza.

Çifti u martua në shtator 2023 dhe kanë mbajtur lidhjen kryesisht private, ndërsa Vick është duke u përgatitur për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz