back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeCaktohet seanca e radhës e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Caktohet seanca e radhës e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Të ngjajshme

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është bërë e ditur se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi
i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz