back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeCaktohet një muaj paraburgim për Top Kolshin, i dyshuar për vrasjen e...

Caktohet një muaj paraburgim për Top Kolshin, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Të ngjajshme

Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Milan Radojiçiqit

Sot gjatë ditës me kërkesë të Komunës së Mitrovicës...

Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, nis evakuimi i banorëve

Alarm evakuimi është lëshuar për mijëra njerëz pas shpërthimit...

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

“Ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, është mbajtur seanca dhe të pandehurit Top Kolshi i është caktuar masa e paraburgimit për vrasjen e rëndë në Lipjan”, ka deklaruar Shala.

Rasti ka tronditur opinionin publik, pasi viktima ishte raportuar i zhdukur, ndërsa më pas është gjetur i groposur në një zonë të pyllëzuar në Baicë të Lipjanit. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit