Caktohet data! Ja kur pritet të rinisë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të rinisë më 12 korrik në Bruksel. Këtë të diele kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandërr Vuçiç do të priten nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrel dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirolav Lajçak.
Takimi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme, Peter Stano.
“Mund të konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vijnë në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të dialogut, të ndërmjetësuar nga BE. Ky do të jetë takimi i parë në kuadrin e dialogut që nga nëntori i vitit 2018″ deklaroi Stano.
Takimit do t’i prijë një samit virtual që do të zhvillohet të premten nga presidenti francez Macron dhe kancelarja gjermane, Merkel.

Lexo edheValbon Krasniqi caktohet u.d i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së
Sipas Stanos, në këtë takim do të vijojë puna për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Ky takim do të vazhdojë diskutimet dhe punën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me kushte të dyanshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura,” tha nga Brukseli zëdhënësi i BE, Peter Stano.
Top Channel














