HomeLajmeLajmet e FunditCakolli: Protesta e 7 gushtit është e domosdoshme

Cakolli: Protesta e 7 gushtit është e domosdoshme

Të ngjajshme

Policia e Kosovës investon mbi 10 milionë euro në uniforma për zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka përmbyllur një nga tenderët më...

Pakistani: Teksti përfundimtar i marrëveshjes SHBA–Iran është arritur

“Teksti përfundimtar” i një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme midis...

Martin Garrix është artisti i radhës në Sunny Hill Festival 2026

Sunny Hill Festival ka konfirmuar sot zyrtarisht rikthimin e...

Haxhiu: 12 qershori 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ngriti shqetësime serioze për legjitimitetin moral dhe politik të një procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara që mbështetet mbi dokumentacion nga shteti që kreu spastrim etnik ndaj popullit të Kosovës.

Duke kujtuar faktin se në bankën e të akuzuarve janë figura kyçe të luftës çlirimtare, Cakolli ka vlerësuar se proceset e tilla përbëjnë përpjekje për të rishkruar historinë e Kosovës dhe për të cenuar dinjitetin kolektiv të saj.

Postimi i plotë:

Nuk mund të gjykohet askush “në emër të popullit të Kosovës”, kur provat e pranuara në proces gjyqësor vijnë pikërisht nga ai aparat që planifikoi dhe ekzekutoi spastrimin etnik kundër po këtij populli.

Për më keq, kur në bankën e të akuzuarve janë ata që udhëhoqën çlirimin e Kosovës, duke e larguar përgjithmonë Serbinë nga kjo tokë.

Prandaj, protesta e 7 gushtit është e domosdoshme.

Jo kundër drejtësisë, por kundër padrejtësive në emër të saj. Mbi të gjitha, për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, duke mos heshtur përballë përpjekjeve për rishkrim të historisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz