back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeCakolli për mos certifikimin e Listës Serbe: Disa e kanë kthyer shpikjen...

Cakolli për mos certifikimin e Listës Serbe: Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik

Të ngjajshme

Vengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë, i dyshuari për kultivim droge në Klinë

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i...

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe.

Cakolli ka kritikuar refuzimin për të certifikuar Listën Serbe, duke thumbuar VV-në se po shkaktojnë kriza, transmeton lajmi.net

“Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht.”, tha Cakolli ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Mos me qenë çështjet e sajuara si ‘certifikimi i Listës Serbe’ dhe ‘votimi i diasporës’, disa akterë institucionalë as nuk do të vëreheshin nga publiku dhe as nuk do të kishin ndonjë peshë politike. Sepse roli i tyre politik varet krejt prej këtyre dramave të sajuara – ku zakonisht nis e mbaron i gjithë ‘kontributi’ i tyre.
Se, me qenë ndryshe, ata do të duhej me punu diçka. E pikërisht këtu qëndron problemi. Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz