BallinaLajmeCakolli hedh dyshime: “Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më...

Cakolli hedh dyshime: “Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më të çuditshëm sa më shumë që i lexon

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Eugen Cakolli nga IKD nuk i kanë pëlqyer shumë sqarimet e dhëna nga kompania “CETIS” dhe KQZ-ja në lidhje me atë që po ndodh në Mitrovicë të Jugut.

Sipas Cakollit, sa më shumë i lexon ato reagime, aq më të çuditshme bëhen, transmeton lajmi.net.

“Çdo deklaratë që e kufizon problemin tek “gabimi teknik” është, në këtë fazë, thjesht spekulim”, thotë ndër të tjera Cakolli.

Postimi i plotë:

Pikë së pari, çdo fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit me atë ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm. Por edhe kjo, në vetvete, nuk garanton se problemi është adresuar në tërësi. Sepse thelbi nuk është vetëm gabimi teknik, por përmasat e tij – pra, sa fletëvotime janë prekur, në cilat vendvotime, dhe a ka pasur ndikim në rezultat. Pa këtë informacion, askush – e sidomos KQZ-ja – s’mund të flasë për integritet të paprekur të zgjedhjeve.
“Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më të çuditshëm sa më shumë që i lexon. Sepse, mungesa e çfarëdo informate zyrtare nga KQZ-ja mbi shtrirjen reale të problemit, dhe bartja e tërë përgjegjësisë te kompania CETIS, që më shumë krijoi konfuzion sesa sqaroi me deklaratën e saj, është në vetvete tejet problematike.
Nëse as kompania nuk e di sa dengje dhe fletëvotime janë prekur, si mund të garantohet integriteti, kur ende rreth 75% e vendvotimeve të Mitrovicës nuk janë procesuar dhe fletëvotimet e dyshimta nuk janë verifikuar fizikisht?
Çdo deklaratë që e kufizon problemin tek “gabimi teknik” është, në këtë fazë, thjesht spekulim. E në një proces zgjedhor, s’ka më keq se kur një “gabim teknik” trajtohet si rrezik politik që duhet menaxhuar disi, në vend se si problem që duhet hetuar deri në fund./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz