back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeCakolli: Gjykata s’i dha veto komuniteteve, e konfirmoi standardin e ditur se...

Cakolli: Gjykata s’i dha veto komuniteteve, e konfirmoi standardin e ditur se Kuvendi konstituohet kur zgjidhet kryetari e nënkryetarët

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i ka dhënë veto komunitetit serb.

Por, rikonformoi standardin se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët..

Ai tha se vendimi nuk i dha të drejtë askujt për bllokadë, përkundrazi thotë ai, ua rikujtoi përgjegjësinë të gjitha palëve, përfshirë deputetët nga komuniteti serb, që të veprojnë në interes të Republikës.

“Në esencë, Gjykata Kushtetuese nuk i dha komuniteteve asnjë ‘veto’ shtesë. Thjesht, rikonfirmoi standardin (e ditur) kushtetues, që Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. Por kjo nuk nënkupton të drejtë të ndokujt për bllokadë. Përkundrazi, në të njëjtin vendim, Gjykata ua rikujtoi përgjegjësinë të gjitha palëve, përfshirë deputetët nga komuniteti serb, që të veprojnë në interes të Republikës. Pra, e drejta për të propozuar nuk mund të jetë mjet bllokimi apo shantazhi”.

“Në të njëjtën logjikë, edhe nëse nuk do të votohej si nënkryetar ndonjë prej kandidatëve nga partitë shqiptare, Kuvendi do të konsiderohej sërish i pakonstituuar. Prandaj, nuk kemi të bëjmë me “privilegje të serbëve”, por me një standard që vlen për të gjithë – dhe që ka funksionuar pa probleme që nga pavarësia e këndej. Ajo çfarë po ndodh tani është sajesë e qartë për të zvarritur formimin e institucioneve. Ironia është se e gjithë kjo situatë, bashkë me diskursin e pritshëm kundër Gjykatës Kushtetuese, po vjen nga të njëjtët që ia mundësuan Listës Serbe rastin dhe “fitoren” në Gjykatë – me kalkulimet dhe arrogancën e tyre politike”, ka thënë Cakolli. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz