back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeCakolli: Afati i sotëm për tërheqjen nga gara nuk është “fundi i...

Cakolli: Afati i sotëm për tërheqjen nga gara nuk është “fundi i mundësive”

Të ngjajshme

Kërkohet shtyrja e shqyrtimit të afateve për votimin me postë

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është kërkuar...

Tjetër gol në “La Cartuja”, Barça realizon të tretin

Skuadra e Barcelonës është duke fituar 1:3 ndaj Real...

“Bebit nuk i rreh më zemra”, historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta,...

Udhëheqësi i Katarit: Armëpushimi në Gazë është në një moment kritik

Kryeministri i Katarit tha të shtunën se armëpushimi në...

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka sqaruar se afati i caktuar për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore nuk shënon përfundimin e mundësive për manovra politike apo koalicione të minutës së fundit.

Cakolli ka vënë në pah nuancat ligjore që u japin ende kohë partive politike, veçanërisht atyre që janë ende të papërcaktuara për formatin e garimit.

Postimi i Cakollit:

Afati i sotëm për tërheqjen nga gara nuk është “fundi i mundësive”, sidomos për subjektet politike që ende nuk janë përcaktuar se si do të garojnë në zgjedhje.

Ligji parasheh edhe një mekanizëm tjetër, sipas së cilit, nëse një subjekt nuk dorëzon listën e kandidatëve brenda afatit – pra deri nesër në mesnatë – KQZ ka kompetencë të tërheqë certifikimin e tij.

Kjo i jep hapësirë riformatimit të garës zgjedhore deri në momentin e fundit, qoftë për marrëveshje politike, bashkime listash apo ripozicionime të tjera politike deri në momentin e dorëzimit të listave.

Pikërisht për këtë arsye, shorti për renditjen në fletëvotim duhet të mbahet vetëm pasi të mbyllet afati i dorëzimit të listave. Përpjekja dhe vendimi potencial i KQZ-së për ta zhvendosur shortin një ditë më herët krijon presion të panevojshëm mbi subjektet politike, si dhe ndërhyn në një hap ligjor ende të hapur.

KQZ duhet të shmangë nxitimin, të ruajë qartësinë procedurale dhe t’u mundësojë subjekteve politike të shfrytëzojnë hapësirat që vetë ligji i garanton.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz