Bylykbashi falenderon qytetarët dhe tregon për rritjen e VV-së në Drenas
BILLI
Lexo edheDrenas, mbahet diskutimi publik rreth dhënies vullnetare të parcelave të pronave private
Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Sokol Bylykbashi, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-zja, ka falenderuar të gjithë qytetarët e Drenasit.
Asambleisti i kësaj partie në KK të Drenasit, ka treguar edhe për rritjen e VV-së në këtë zgjedhje dhe numrin e asambleistëve nga kjo parti.
Postimi i Sokolo Bylykbashit:
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për kuvende komunale. Sipas KQZ-së, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë dy ulëse në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lexo edheDrenas, mbahet diskutimi publik rreth dhënies vullnetare të parcelave të pronave private
Lëvizja ka shënuar rritje të votës për Kuvendin Komunal për 45.39%, në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sigurisht që kemi pritur që do të fitojmë më shumë ulëse në KK, por rrjetet klienteliste të partive tjera e kanë devijuar në masë të madhe vullnetin e qytetarëve. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, unë dhe Florentina do të jemi zë i fuqishëm opozitar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm qytetarë.
Faleminderit qytetarëve të Drenasit për përkrahje.