Gazetari Berat Buzhala ka thënë se shqiptarët sot kanë votuar kundër referendumit të Albin Kurtit, nëse qëndrojnë rezultatet e EXIT POLL-eve të publikuara pas mbylljes së vendvotimit.
Buzhala ka thënë se rezultati i mundshëm i zgjedhjeve paraqet një humbje për Kurtin. Ka thënë se shqiptarët vendosën për mbrojtjen e aleancës me ShBA-të.
“Nëse qëndrojnë EXIT POLL-at, shqiptarët kanë votuar kundër referendumit të Kurtit. I dyti i qeverisë po ashtu e ka thënë këtë sen. Qartazi duket një rënie prej minimumi 10 për qind i votës totale. Ky rezultat është një flakaresh për popullizmin. Shqiptarët e Kosovës kanë vendosur të mbrojnë pushtetet e ndara dhe aleancën me Amerikën”, ka thënë ai.
“Kjo për mua është absolutisht një lajm fantastik i zgjedhjeve të sotme, ku kryeministri i sotëm nuk ka më legjitimitet për me provu me kriju qeverinë”, ka deklaruar Buzhala.