back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeBuxhetit të Kosovës i kthehen mbi 60 milion euro nga Përmbaruesit Privat

Buxhetit të Kosovës i kthehen mbi 60 milion euro nga Përmbaruesit Privat

Të ngjajshme

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...

Me sloganin “Dritë për Komunat” AAK e hapë të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë zyrtarisht...

Borrell godet rëndë Trumpin, kërkon që BE ta kuptojë që “ai kurrë s’do të jetë aleat”

Josep Borrell, ish-Kryediplomati i Bashkimit Evropian, ka botuar një...

Osmani kritikon vendimin e Kushtetueses: Po kërkohet të bllokohet shteti për një nënkryetar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj vendimit...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shqyrtoi një raport për punën, aktivitetet, trajtimin e lëndëve, dhe shumën e mjeteve të arkëtuara nga Përmbaruesit Privat.

“Ministrja Hoxha, vlerësoi lartë punën e bërë nga përmbaruesit privat, me ç ‘rast që nga viti 2014 kur sistemi i përmbarimit privat ka filluar së funksionuari, Ministria e Drejtësisë ka emëruar mbi 20 përmbarues të cilët kryejnë me efikasitet dhe përgjegjësi punën e tyre në tërë vendin”, thuhet në njoftimin për media.

Hoxha kishte vlerësimin financiar të punës së bërë nga Përmbaruesit Privat dhe për dy vite që nga themelimi, përmbaruesit privat kanë arkëtuar mbi 60 milion euro të hyra të cilat i janë kthyer Republikës së Kosovës. Përkushtimi i Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë segment dhe përkrahja e deritanishme vërehet më së miri me mjetet e arkëtuara, ku nga 1 Janari deri me 1 Gusht 2016 janë mbledhur mbi 22 milion euro.

Ministrja Hoxha, theksoi se puna e bërë nga përmbaruesit privat ka marrë vlerësim maksimal edhe nga institucionet bankare. Në raportet e Bankës Botërore për të bërit biznes sistemi i përmbarimit është vlerësuar si indikator kyç në rritjen e të hyrave, poashtu në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi i përmbarimit ka rezultuar me uljen e kamatave si dhe ndihmën që u është dhënë institucioneve financiare, ku tanimë bankat komerciale kanë më pak vonesa me proceset gjyqësore me procedurë përmbarimore.

Hoxha, theksoi përkushtimin dhe vendosmërinë e saj për të ndihmuar dhe përkrahur përmbaruesit në punën e tyre, punë kjo e cila ndikon në lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe ekzekutimin e lëndëve nëpër gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz