back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeBuxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-buxhetin 2026

Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-buxhetin 2026

Të ngjajshme

Ambasadori gjerman viziton FFK-në: Një sport, dy shtete, një lidhje e fortë!

Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, ka zhvilluar një...

Ulet numri i rasteve të gripit, krahasuar me javën e kaluar

Gjatë javës së shtatë të këtij viti, në Maqedoni...

LDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie sot...

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka rekomanduar Komisionit për Buxhet dhe Financa që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projekt-buxhetin e vitit 2026. Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua kërkesa e ministrit Murati.

“Ne si ministri do t’i sjellim tabelat e përditësuara dhe do të propozojmë të shkojnë si amandamente. Këtë proces e kanë përfunduar Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes.

Rekomandimi si ministri është që Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes të përfshihen në projekt-buxhet. Komuna e Zubin Potokut jam informuar se dje ka miratuar buxhetin në Kuvend Komunal, por nuk ka plotësuar procedurat pasuese. Ajo do të trajtohet sapo të përfundojnë procedurën”, ka deklaruar ministri Murati.

Me 10 vota për u miratua edhe kërkesa që buxheti i Komunës së Shtimes të përfshihet në projekt-buxhetin e këtij viti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz