Buta dhe Fjolla i japin edhe një shans martesës së tyre?
dp

Lexo edheSamedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë

Reperi i njohur, Buta, duket se është duke bërë progres në jetën private.
Ka më shumë se një vit që përflitet se artisti është ndarë nga gruaja e tij, Fjolla, dhe rrjetet sociale kanë dhënë shumë sinjale për një gjë të tillë.
Çifti kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e të ndjekurve, duke “eliminuar” edhe fotografitë bashkë.
Janë pikërisht rrjetet sociale që sërish po japin sinjale, kësaj radhe për një pajtim të mundshëm, raporton IndeksOnline.

Lexo edheSamedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë
Në profilet e të dyve vihet re se çifti ka filluar të ndjekë njëri-tjetrin.
Ende nuk dihet nëse ata janë kthyer plotësisht bashkë duke lënë prapa shpinës mospajtimet e të kaluarës, apo thjesht po i marrin gjërat shtruar.
Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze./IndeksOnline/

