back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëBursa për 78 studentët e Mitrovicës

Bursa për 78 studentët e Mitrovicës

Të ngjajshme

Janë 78 studentë nga komuna e Mitrovicës, që u është vazhduar kontrata për bursa për vitin akademik 2017/2018.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se të rinjtë duhet të fokusohen në studime, meqë është mënyra më e mirë që hap rrugë për punësim. “Duke pasur parasysh  rezultatet e mira në mësime, ju inkurajoj që të  punoni  dhe të studioni sa më shumë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë”, ka thënë Bahtiri.

Ai  më tutje ka shtuar  se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet  gjatë studimeve të  tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje  financiare,  ashtu edhe në forma të tjera.

Komuna e Mitrovicës do të paguaj bursën për studentët për vitin akademik 2017/2018 duke filluar nga 01.10.2017 deri 30.06.2018,  në shumën prej shtatëdhjetë euro.

Pas nënshkrimit  të kontratës, studentët janë shprehur të  jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që  komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

Përveç këtyre bursave, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, vazhdon të ndaj bursa edhe nga paga e tij për studentë të dalluar nga fakultete të ndryshme. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz