Burri që pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës

Vishal Garg, CEO dhe themeluesi i kompanisë fintech Better, është shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar përkohësisht nga menaxheri i fondeve të investimeve, Daniel Lewis.
Garg u bë i njohur në vitin 2021 pasi pushoi nga puna rreth 900 punonjës gjatë një video-thirrjeje në Zoom, pak para Krishtlindjeve. Në atë kohë, ai tha se vendimi ishte i nevojshëm për të shmangur probleme financiare, shkruan Metro.
Sipas raportimeve, bordi i kompanisë votoi unanimisht për shkarkimin e tij, duke përmendur humbje neto prej më shumë se 1.5 miliard dollarësh që nga viti 2022 dhe një rënie prej mbi 90 për qind të vlerës së aksioneve.

Lexo edheStudimi: Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu shkakton ngrohje të paprecedentë të deteve
Garg ka thënë se ndihet i mashtruar nga vendimi dhe i ka kërkuar bordit të rikthehet në detyrë. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të punojë për 1 dollar në vit deri në rikthimin e kompanisë në profitabilitet.
Ndërkohë, Better e ka akuzuar Garg-un në një ankesë gjyqësore se ka shkelur ligjet federale të letrave me vlerë, duke tentuar të krijojë një grup aksionarësh për ta rikthyer veten në postin e CEO-s.














