Burri i Edona Llalloshit dyshohet për dhunë në familje, Prokuroria thotë se ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të
dp

Lexo edhe‘‘Akuza boshe për opozitën’’, Çitaku – VV’së: Qysh s’po ju vjen marre – Të paditurve të tjerët ju kanë faj

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po dyshohet për dhunë në familje.
Rasti për Gazetën Express është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila njofton se për të është kërkuar edhe masa e paraburgimit.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Lexo edhe‘‘Akuza boshe për opozitën’’, Çitaku – VV’së: Qysh s’po ju vjen marre – Të paditurve të tjerët ju kanë faj