back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeBulliqi tregon se të arrestuarit nga policia serbe janë kosovarë, thotë se...

Bulliqi tregon se të arrestuarit nga policia serbe janë kosovarë, thotë se u kapen duke prerë pyje

Të ngjajshme

Xabi Alonso thyen një traditë të Carlo Ancelottit në ndeshjen e parë të La Ligas

Xabi Alonso bëri një ndryshim në rutinën para-ndeshjes së...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur...

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se dy personat që u arrestuan sot nga policia serbe në fshatin Dabinovc të kësaj komune, janë shtetas të Kosovës.

Bulliqi tha se nga stacioni policor janë informuar se të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.

“Po, nga stacioni policor jemi njoftuar se të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. Ata sigurisht janë arrestuar duke prerë pyje”, ka thënë për lajmi.net.

Ai ka thënë se rasti, sipas informacioneve nga stacioni policor i Podujevës, ka ndodhur dje, më datën 25 mars dhe bëhet fjalë për konfiskimin e një traktori dhe mjetit përcjellës të tij.

“Sipas informatave nga stacioni policor i Podujevës, flitet për dy të arrestuar me datën 25 mars në orën 14:00. Rasti është lajmëruar nga një familjar i tyre i cili me sa duket ka qenë prezent, por ka ikur nga vendi i ngjarjes. Flitet se është konfiskuar një traktor dhe një mjet përcjellës i traktorit”, ka thënë Bulliqi.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969).

“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe.

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz