back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeBulliqi gënjeu dje se s’ka ndodhur asgjë në QKMF, sot dolën pamjet...

Bulliqi gënjeu dje se s’ka ndodhur asgjë në QKMF, sot dolën pamjet e përplasjes fizike me qytetarin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shpejtim Bulliqi ka gënjyer dje publikisht, duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë pasi një qytetar e denoncoi për sulm ndaj tij në QKMF në Podujevë. Gazeta Express ka publikuar pamjet nga QKMF’ja dhe aty shihet se Bulliqi e qytetarin janë konfrontuar fizikisht dhe verbalisht.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mohuar dje se ka pasur përleshje fizike me një qytetar në ambulancën e këtij qyteti. Madje i pari i Podujevës ka reaguar me një shkrim në Facebook duke thënë se të gjitha pretendimet e zyrtarit të komunës për sulm fizik janë të inskenuara dhe të trilluara.

Bulliqi është shprehur se ka edhe dëshmitarë që mund ta dëshmojnë lehtë atë se çfarë ka ndodhur.

Bulliqi është thirrur në zgjedhjet e 14 shkurtit që sipas tij po tentohet të dëmtohet VV’ja parti në të cilën bën pjesë ai.

“Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”, ka shkruar ai.

Nga pamjetqë ka siguruar Gazeta Express brenda ambienteve të QKMF’së në Podujevë del krejt e kundërta, ku kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi në konfrontim e sipër verbal me qytetarin e sulmon fizikisht këtë të fundit.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim për Express ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz