back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani pas humbjes në Çair: Ishte mësim, Ali Ahmeti është lider...

Bujar Osmani pas humbjes në Çair: Ishte mësim, Ali Ahmeti është lider i pakontestueshëm i shqiptarëve

Të ngjajshme

Dogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor

Gjatë muajit tetor, Dogana e Kosovës ka njoftuar se...

Begaj e pret Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim...

Për herë të fundit u pa në gusht 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur!

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si...

Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Çairit, duke theksuar se çdo situatë politike është një mësim që duhet pranuar me dinjitet.

“Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin”, u shpreh Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se dëshiron të lërë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike pozitive.

 

Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarëve politikë, duke akuzuar disa prej tyre për arrogancë të tepruar pas fitores.

“Arroganca e disave në VLEN po bëhet e gërditshme. Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit”, tha ai.

 

Osmani rikujtoi se Aleanca për Koalicionin Evropian (AKI) ka marrë mbi 114 mijë vota në raundin e parë, duke e cilësuar këtë si dëshmi se mbeten forca më e madhe politike shqiptare dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai e mbrojti liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e quajtur “ideologun dhe udhëheqësin e pakontestueshëm të shqiptarëve”, ndërsa fyerjet ndaj tij i cilësoi si “shenjë dobësie morale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz