back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeBujar Gashi:Me zemër, përkushtim dhe shpresë, për ndryshimin që e meriton Kosova

Bujar Gashi:Me zemër, përkushtim dhe shpresë, për ndryshimin që e meriton Kosova

Të ngjajshme

BDI paralajmëron: Çdo ndërtim i paligjshëm në Çair do të denoncohet

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për vazhdimin e...

Jurgen Klopp po largohet nga Red Bull!?

Jurgen Klopp pritet të largohet nga pozita e drejtorit...

“Fluturimi” i çmimeve të naftës, Kusari-Lila del me një vendim të rëndësishëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka...

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bujar Gashi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të qytetarëve në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ishte kandidati më i votuar nga LDK-ja. Ai u shpreh se kjo mbështetje e obligon të vazhdojë angazhimin e tij politik me edhe më shumë përkushtim.

“Tani jemi bashkë para një sfide tjetër. Jam rreshtuar sërish me ju për ndryshimin që e meriton ky vend, për punën e ndershme dhe projektet që do ta bëjnë jetën tonë më të mirë,” tha Gashi.

Ai theksoi se do të vazhdojë rrugëtimin politik me zemër, përkushtim dhe shpresë, duke u rreshtuar krah Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë garë zgjedhore, LDK-ja mban numrin 123, kryetari Lumir Abdixhiku kandidon me numrin 1, ndërsa Bujar Gashi me numrin 100.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz