back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeBuja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Buja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Të ngjajshme

Gjermania kërkon proces të drejtë ligjor për kosovarët e arrestuar në Serbi

Shteti i Serbisë, gjatë këtij viti ka shpeshtuar dhe...

Vdes aktorja e njohur amerikane

Danielle Spencer, ylli i kinematografisë amerikane, e njohur më së...

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, është takuar me udhëheqësit e klubit të futbollit “Arbëria”, nga Dobraja e Madhe.

Bashkë me udhëheqësit e klubit, Buja diskutoi mbi mundësitë dhe hapat për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive, shkruan IndeksOnline.

“Në mandatin tim të ardhshëm, do të angazhohem me përkushtim për ta mbështetur zhvillimin e këtij klubi dhe të gjitha klubeve sportive, duke i dhënë sportit vendin që meriton në komunën tonë”, shkroi Buja.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot zhvilluam një takim të frytshëm me udhëheqjen e klubit të futbollit “Arbëria” nga Dobraja e Madhe. Klubi “Arbëria” zhvillon aktivitetet në kushte të rënda, që e bëjnë edhe më të vështirë rrugëtimin e tij sportiv.

Diskutuam për mundësitë dhe hapat konkretë për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën sportive, për të siguruar mbështetje të qëndrueshme, si dhe për sponsorizim për klubin.

Në mandatin tim të ardhshëm, do të angazhohem me përkushtim për ta mbështetur zhvillimin e këtij klubi dhe të gjitha klubeve sportive, duke i dhënë sportit vendin që meriton në komunën tonë.

Jam mirënjohës për besimin dhe përkrahjen e fuqishme që udhëheqja e klubit “Arbëria” i ka dhënë kandidaturës sime për kryetar të komunës. Së bashku, do të fitojmë për sportin dhe të rinjtë tanë!

- Advertisement -

Të Fundit