BallinaBruksel – Nëntë të arrestuar për atentatet në Paris

Bruksel – Nëntë të arrestuar për atentatet në Paris

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Vitia: Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media...

Gjendja e Lucescut serioze, ka pësuar një tjetër sulm në zemër

Gjendja e Mircea Lucescut duket shumë e rëndë. Kjo pasi...

Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është...

Nëntë persona u arrestuan sot në kuadër të hetimeve në lidhje me sulmet në Paris dhe rrethin e Bilal Hadfit, një prej xhihadistëve të vdekur në sulme, theksoi prokuroria federale belge.

Shtatë prej tyre janë arrestuar në kuadër të çështjes që lidhet me Bilal Hadfin gjatë gjashtë kontrolleve të kryera në Bruksel, veçanërisht në komunën Molenbeek-Saint-Jean, konsideruar si një bazë që qëndron pas xhihadizmit evropian.

Drejtuesi i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, për të cilin Franca njoftoi sot vdekjen dhe dy xhihadistëve të tjerë të përfshirë, vëllezërit Brahim dhe Salah Abdeslam, janë me origjinë nga Molenbeeku.

“Dy persona të tjerë u arrestuan në kuadër të hetimit të përgjithshëm për atentatet e kryera në Paris”, theksoi prokuroria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz