BallinaLajmeBritaniku i UÇK-së, pasi luftoi me Serbinë, tash lufton me kancerin

Britaniku i UÇK-së, pasi luftoi me Serbinë, tash lufton me kancerin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një veteran të UÇK-së e presin 40 vjet burg në Serbi dhe kjo e fundit kishte tentuar ta ekstradoj, por qeveria e tij nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

Harrison, kishte qenë pjesë e Brigadës 138 – Agim Ramadani.

Atij ende i duket sureal trajtimi prej heroi që ia bëjnë kosovarët.

Jon Harrison, tani po ballafaqohet me një tjetër betejë të vështirë për jetën e tij.

Ai është diagnostikuar me kancer, dhe është detyruar të kërkoj ndihmë për të mbledhur 40 mijë funte për një operim, që nuk ia mbulon sigurimi shëndetësor.

Harrison, ndër të tjerash është i dekoruar me urdhrin Adem Jashari, e edhe një rrugë në qytetin e Prizrenit mban emrin e tij.

Në kampanjën për mbledhjen e fondeve, nuk mungojnë donacione nga Kosova por që ende nuk është mbërritur caku prej 40 mijë funtesh.

Ndihmë për të, është kërkuar edhe nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

Jon Harrison i ka thënë KTV-së se mjekët i kanë propozuar që intervenimin të mos e shtyj më larg se në muajin prill, pasi që mund të mos ketë efekt më pas.

Mirëpo ai premton se do të jetë në Kosovë në muajin shkurt për të festuar në ditën e pavarësisë, për herë të parë pas vitit 2008.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz