back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBritania u përgjigjet akuzave për Palestinën: Njohja ka të bëjë me fëmijët...

Britania u përgjigjet akuzave për Palestinën: Njohja ka të bëjë me fëmijët e uritur, jo me Hamasin

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Pas njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer për njohje të një shteti palestinez, Britania e Madhe ka refuzuar akuzat e Izraelit se me planin për njohje po shpërblen grupin terrorist Hamas.

E pyetur lidhur me këto akuza, ministrja britanike e Transportit Heidi Alexander – e ngarkuar nga qeveria për të dhënë përgjigje në një sërë intervistash për mediat të mërkurën – ka thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për ta përshkruar planin e Britanisë.

“Kjo nuk është një shpërblim për Hamasin. Hamasi është një organizatë terroriste e neveritshme që ka kryer mizori të tmerrshme. Kjo ka të bëjë me popullin palestinez. Ka të bëjë me ato fëmijë në Gaza që po vdesin nga uria,” ka thënë ajo për radion LBC, raporton The Times of Israel.

“Duhet të shtojmë presionin mbi qeverinë izraelite për të hequr kufizimet dhe për të rikthyer ndihmën në Gaza,” ka shtuar tutje ajo.

Kujtojmë se ultimatumi i kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili vendosi një afat deri në shtator për Izraelin, ngjalli menjëherë kritika nga homologu i tij në Jerusalem, i cili tha se kjo nismë e shpërblen Hamasin dhe ndëshkon viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023. Ndërsa, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mendon që Hamas “duhet të shpërblehet” me njohjen e pavarësisë palestineze.

- Advertisement -

Të Fundit