back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotëBritania e Madhe: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Palestinë

Britania e Madhe: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Palestinë

Të ngjajshme

Qeveria britanike dënoi situatën “krejtësisht të tmerrshme” në Rripin e Gazës – ndërsa tha se nuk e konsideronte atë që po ndodhte në Gazë një gjenocid, sipas “The Times”.

“Qeveria nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen një gjenocid”, thuhet në një letër të datës 1 shtator, por të raportuar dje nga media, duke cituar David Lammy-n, kur ai ishte ende sekretar i jashtëm.

Letra e tij erdhi në përgjigje të Sarah Champion, kryetares së Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar të Parlamentit Britanik – e cila kërkoi përgjigje se si politika e Britanisë së Madhe për furnizimin e vazhdueshëm të pjesëve të avionëve luftarakë F-35 – që i janë dërguar në mënyrë indirekte Izraelit –  përputhej me detyrën e saj ndërkombëtare për të parandaluar gjenocidin.

Lammy, i cili tani është zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë – që nga riorganizimi i kabinetit –  tha se qeveria e kishte “shqyrtuar me kujdes” çështjen e gjenocidit.

Kjo shënoi një ndryshim në politikën e Britanisë së Madhe, e cila prej kohësh ka thënë se u takonte gjykatave dhe jo qeverive kombëtare për të përcaktuar nëse ofensiva izraelite përbënte nje gjenocid.

Në letër, Lammy tha se një vlerësim i Ministrisë së Jashtme kishte arritur në përfundimin se veprimet e Izraelit nuk përbënin gjenocid. Kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi në korrik se Britania e Madhe do ta njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, këtë muaj, nëse Izraeli nuk ndërmerrte “hapa thelbësorë” për të përmirësuar situatën në Gazë dhe për t’u angazhuar për një proces paqeje.

Megjithatë, Lammy vuri në dukje se pavarësisht përfundimit të qeverisë, veprimet e Izraelit në Gazë ishin “krejtësisht të tmerrshme”, duke shtuar se Izraeli duhej të bënte shumë më tepër për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet që po shkaktonte konflikti.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria britanike njoftoi se po pezullonte 30 nga 350 licensa të eksportit të armëve në Izrael – për shkak se disa eksporte mund të përdoreshin për të kryer ose lehtësuar shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Izraeli ka vrarë më shumë se 64,500 palestinezë në një ofensivë brutale në Gazë që nga tetori i vitit 2023. Ofensiva ushtarake ka shkatërruar enklavën.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë./abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz