BallinaBotëBritania e Italia angazhohen për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Ngushticën...

Britania e Italia angazhohen për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit

Të ngjajshme

“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, mbrojtësi Cubarsi kërkon falje pas kartonit të kuq

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka reaguar përmes rrjeteve...

Vjosa Osmani kujton Betejën e Koshares: Flakada e sakrificës mbetet e pavdekur

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Betejën...

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një...

DJ Geek shijon pushimet luksoze në Maldive me të dashurën

DJ Geek ka nisur pushimet në Maldive, duke ndarë...

Gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri britanik, Keir Starmer u ka thënë aleatëve të Gjirit se Irani nuk duhet ta mbajë Ngushticën e Hormuzit si peng.

Ai ka përsëritur se Mbretëria e Bashkuar ka qenë konsistente në qëndrimin e saj ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe për një armëpushim të qëndrueshëm.

Starmer ka thënë se kombet do të duhet të bashkohen për të gjetur një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkaq, edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka thënë të enjten se rivendosja e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit ishte me interes jetik për vendin e saj dhe Bashkimin Evropian, duke u zotuar të bashkëpunojë me partnerët për të arritur këtë qëllim.

“Ne tashmë po punojmë me koalicionin e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar për Ngushticën e Hormuzit, i cili përfshin më shumë se 30 vende, për të provuar të ndërtojmë kushte sigurie që lejojnë rivendosjen e plotë të lirisë së lundrimit dhe furnizimit”, ka thënë Meloni. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz