BallinaLajmeBrenda qershorit miratohet pakoja e projektligjeve për Reformën e Administratës Publike

Brenda qershorit miratohet pakoja e projektligjeve për Reformën e Administratës Publike

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Pakoja e projektligjeve që lidhen me Reformën e Administratës Publike, Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar. 


Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj vlerësoi se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe përfarimin me agjendën evropiane.

Kryeministri Haradinaj, tha se Projektligji për Paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.  

Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për procesin e deritashëm për hartimin e këtyre projektligjeve, duke theksuar se në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz