back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBrenda dy muajsh Pacolli ia gjashtëfishon pagën këshilltarit të vet

Brenda dy muajsh Pacolli ia gjashtëfishon pagën këshilltarit të vet

Të ngjajshme

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Amir Ahmeti e ka gjashtëfishuar pagën mujore brenda pak kohësh, nëpërmjet një “fizkulture” që e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Është rekrutuar si këshilltar politik dhe pas dy muajsh ka siguruar pagë sa të ambasadorit.

Si këshilltar i Pacollit, Ahmeti është angazhuar më 1 nëntor të vitit 2017. Nga ky funksion siguronte pagë prej 453.50 eurosh. Por pas pak kohësh i ishte dhënë një detyrë e re, e bashkë me të i ishin shumëfishuar të ardhurat.

Nëpërmjet një vendimi të ministrit Pacolli, që mban datën 10 janar 2018, Ahmeti është emëruar si “i ngarkuar me punë i përkohshëm (ad interim)”, me qëllim të themelimit të misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Obligimi i ri ishte nisur pesë ditë pas firmosjes së vendimit nga ministri i Punëve të Jashtme, dokument ky që trajton edhe aspekte që lidhen me pagën.

“Të ardhurat personale bruto të z. Ahmeti janë të barasvlershme me të ardhurat e MK (Ministrit Këshilltar v.j.) sipas nenit 37, pika I e Ligjit për shërbimin e jashtëm”, thuhet në vendim, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz