back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditBrenda 24 orëve mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend, pika kufitare...

Brenda 24 orëve mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend, pika kufitare në Morinë punon me 8 sportele

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.

Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.

Vetëm në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

Të dhënat për 24 orët e fundit: Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë. Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete./tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz