BallinaLajmeBrahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i marrë 61 vota për...

Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i marrë 61 vota për kryeministër

Të ngjajshme

Shqipëria e zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia para miqësores me Ukrainën

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia,...

Ndeshja miqësore ndaj Ukrainës, Shqipëria stërvitet në Valencia

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia,...

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për finalen kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosova ka vijuar përgatitjet intensive për finalen...

Dafina Zeqiri publikon foto me Daskanin, detaji që mori vëmendjen

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi...

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e përballon mundësinë që Glauk Konjufca të marrë mbështetjen e 61 deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Brahimaj tha se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje nacionale, pasi sipas tij Kurti nuk është i interesuar të formojë institucionet.

Derisa, Brahimaj përsëriti se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti politike.

“Ishte vlerësim i Haradinaj por edhe e kryesisë që ftesa e Konjufcës nuk ishte e sinqertë ishte vetëm sa për të provuar diçka. Kurti në asnjë anë nuk e përballon që Konjufca t’i merr 57 vota e le më 61 vota. Ne nuk shohim diçka adekuate me këtë qeveri, zgjidhja më e mirë është me shkua në zgjedhje. Kurti mashtron sepse nuk është i interesuar për të ndërtuar institucione. Aleanca të gjitha komunat i fitoj bindshëm dhe ishte vendim i kryesisë që të shkojmë në zgjedhje vetëm, nuk jemi të interesuar të bëjmë koalicion me asnjë parti”, ka deklaruar Brahimaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz