back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeBrahimaj kërkon falje për votën ndaj Bashës: Po ta dija për punimin...

Brahimaj kërkon falje për votën ndaj Bashës: Po ta dija për punimin kundër UÇK-së, nuk do ta votoja kurrë

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se gabimi më i madh i tij në Kuvend ka qenë vota që i dha Dimal Bashës për kryeparlamentar.

Ai ka kërkuar falje publikisht për këtë vendim, duke thënë se nuk do ta kishte votuar kurrë nëse do ta dinte se Basha është bashkëautor i një punimi që flet kundër UÇK-së.

“Në jetën tonë duhet të dimë e të mësohemi, të pranojmë gabimet dhe të kërkojmë falje”, tha Brahimaj në Dukagjin.

Ai u shpreh se në vitin 2012 kishte qenë në Hagë dhe nuk kishte pasur asnjë informacion lidhur me këtë çështje.

“Asnjë gazetë apo portal këto vite nuk e ka publikuar se Dimal Basha ka qenë autor i një shkrimi aq të tmerrshëm kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në asnjë rrethanë, për asnjë lloj çmimi, nuk do ta kisha votuar për kryeparlamentar sikur ta dija për atë shkrim që e ka bërë”, shtoi ai.

Brahimaj tha se nëse merret një iniciativë për shkarkimin e Bashës, ai do të ishte i pari ndër deputetët që do ta nënshkruante dhe do të votonte për shkarkimin e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz