back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeBrahimaj: Është pabesi për vendin çdo ndihmë për vazhdimin e pushtetit të...

Brahimaj: Është pabesi për vendin çdo ndihmë për vazhdimin e pushtetit të Kurtit

Të ngjajshme

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka deklaruar se është pabesi për vendin dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës, çfarëdo ndihme për vazhdimin e pushtetit nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi.

“Nga odat ku kemi shkuar fshat për fshat me premtime të sakta e deri në studio televizive moderne ku i jemi drejtuar opinionit publik, besa që kemi lidhur me qytetarët është ajo për mbrojtjen e Kosovës. Edhe nga armiqtë, edhe nga keqqeverisja sunduese”, ka shkruar Brahimaj.

“Fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz