BallinaLajmeBorxhi i Kosovës, 1 miliard euro

Borxhi i Kosovës, 1 miliard euro

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Borxhi publik i Kosovës ka arritur shifrën e përgjithshme prej rreth 1 miliard eurosh, duke u dyfishuar pothuajse gjatë tre vjetëve të fundit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Në vitin 2014, kur u formua qeveria “Mustafa” (dhjetor 2014), borxhi i përgjithshëm i vendit ishte 582 milionë euro. Nuk kanë kaluar as tre vjet të plota dhe sot borxhi i përgjithshëm ka arritur shifrën prej 980 milionë eurosh.

Borxhi u thellua vit pas viti

Qeveria aktuale këto ditë të fundit të qeverisjes ia shtoi vendit edhe rreth 34 milionë euro borxhe përmes dy marrëveshjeve që arriti me Bankën Botërore. Të mërkurën ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti, nënshkroi me Bankën Botërore marrëveshjet për kredi, për realizimin e dy projekteve të identifikuara si primare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Edhe këto fonde të siguruara janë kredi që Kosova duhet t’i kthejë duke u bazuar në marrëveshjen e arritur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz