back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeBorrell godet rëndë Trumpin, kërkon që BE ta kuptojë që “ai kurrë...

Borrell godet rëndë Trumpin, kërkon që BE ta kuptojë që “ai kurrë s’do të jetë aleat”

Të ngjajshme

Ekskluzive: Erdogan Brando në bisedime me Rahovecin

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Erdogan Brando është pranë...

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është therë me thikë në rrugën “Ilir...

Josep Borrell, ish-Kryediplomati i Bashkimit Evropian, ka botuar një shkrim me reflektime të veta ku godet rëndë Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar BE-së që “ta dijnë” që ai “kurrë nuk do të jetë aleat”.

Borrell shkruan se BE rrezikon “të bëhet vazal i ShBA-së”.

“Për momentin, një aleancë e papritur simpatizantësh të Trumpit dhe atlantikëve nostalgjikë duket se po dominon si Këshillin Evropian ashtu edhe Komisionin. Kështu, linja mbizotëruese ka qenë të lajkatohet dhe të qetësohet presidenti i SHBA-së me shpresën e kontrollit të dëmit, duke nxitur nga ana tjetër varësinë tonë politike, strategjike dhe madje ekonomike nga Uashingtoni – dhe kjo vështirë se po funksionon”, shkroi ai.

“Duhet të jetë e qartë tashmë se Trump nuk është dhe nuk do të jetë kurrë aleat. Amerika e tij përbën një tronditje të madhe gjeopolitike, ekonomike dhe kulturore për Evropën. Por të bëhesh një protektorat i SHBA-së nuk është i pashmangshëm – veçanërisht duke pasur parasysh opinionin publik gjithnjë e më të indinjuar për serinë e lëshimeve dhe poshtërimeve që po dëshmojmë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz