BallinaLajmeBordi i emëruar nga Kurti shkarkon Kryeshefin e Infrakosit Agron Thaçin?

Bordi i emëruar nga Kurti shkarkon Kryeshefin e Infrakosit Agron Thaçin?

Të ngjajshme

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është përfshi në foramcionin e...

Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën...

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Në media është duke u raportuar se bordi i ri i ndërmarrjes Infrakos ka marrë vendim për suspendimin e kryeshefit ekezkutiv të kësaj ndërmarrje, Agron Thaçit, raporton Gazeta Express.

“Bordi ka marrë vendim që ta suspendoj kryeshefin e Infraskosit, Agron Thaçin”, ka raportuar blic.

Express ka provuar që të kontaktojë për këtë temë vetë Thaçin dhe në ndërmarrjen Infrakos, megjithatë nuk kanë qenë të qasshëm përmes telefonit.

Pak ditë më parë Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Në krye të bordiy është emëruar, Enis Berisha, derisa si drejtor, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Abdullah Lala.

Qeveria në krye me Albin Kurtin me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari kishte marrë vendim për shkarkimin e Brodit të Drejtorëve të Ndërrmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.

Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkoj këtë bord pasi që bordi ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçit, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëj me dëmtimin e pronës.

“Njësia për politika dhe monitorim për ndërmerrje publike ka thënë se ka rënë validiteti i kësaj ndërmarrjeje kohëve të fundit”, tha Hajdari.

Gjatë ditës së djeshme janë shkarkuar edhe drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz