back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaBora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë

Bora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë

Të ngjajshme

Sot në Speciale vazhdon gjykimi në rastin “Administrimi i drejtësisë”

Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon...

Izraeli njofton për eliminimin e një komandanti që “kreu qindra sulme terroriste”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, njoftojnë në rrjetin “X” për...

Benita shpërthen në lot, ja kush është fajtori

Benita ka shpërthyer në Post “Big Brother”, në lot. Arsyeja...

Reshjet e borës gjatë ditëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës, kjo ka bërë që të shkaktohen rreth 100 aksidente rrugore, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Gjatë 48 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 97 aksidente trafiku, ku 74 prej tyre janë me dëme materiale, ndërsa në 23 aksidente ka pasur edhe persona të lënduar, por asnjë me fatalitet. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Tribuna, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Kelanit të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme në përjashtim të magjistrales Pejë – Kullë – Rozhajë që për momentin është e bllokuar.

Vështirësi në qarkullim ka edhe në zonat e thella malore.

Kelani bën thirrje tek qytetarët të kenë pajisjet dimërore për veturat dhe të kenë kujdes të shtuar në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje, ngase sepse tij, ngricat në këto kohë janë më të evidentuara. /Tribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz