Bombë afër shtëpisë së një afaristi në veri të Mitrovicës
BILLI
Lexo edheNexhmendin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin
Një bombë është hedhur mbrëmë pas mesnate afër shtëpisë së afaristit Rade Dobriq në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut Besim Hoti.
Sipas tij nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë afër të parkuara ndërsa ka dëmtime edhe në xhama të disa lokaleve përreth.

Lexo edheNexhmendin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin
Ai tha nuk dihet autori ose autorët dhe as motivi i këtij incidenti ndërsa policia është duke hetuar rastin për të ndriçuar sa më parë rrethanat e plota të këtij incidenti.