back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëBombardohet kampi i refugjatëve sirian në Idlib

Bombardohet kampi i refugjatëve sirian në Idlib

Të ngjajshme

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Të paktën 28 janë vrarë dhe janë plagosur rreth 50 persona nga bombardimet të një kampi refugjatësh në Siri.

Të paktën 28 persona vdiqën mes të cilëve gra dhe fëmijë si dhe rreth 50 të plagosur nga një bombardim kundër një kampi refugjatësh në veriperëndim të Sirisë pranë kufirit me Turqinë, njoftoi OSDH-ja.

Drejtori i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane konfirmoi se sulmet ajrore kishin shënjestruar kampin që ndodhet pranë rajonit të Sarmada në veri të provincës Idlib, i kontrolluar kryesisht nga Fronti Al Nusra, degëzimi sirian i Al Kaedës.

Ai nuk përcaktoi se kush ishte mbrapa këtyre sulmeve ndërkohë që qielli i Sirisë është i mbushur me avionë të regjimit, ata rusë dhe të koalicionit ndërkombëtarë të drejtuar nga SHBA-ja.

OJQ-ja theksoi gjithashtu se bilanci i të vdekurve mund të rëndohet për shkak të gjendjes shumë të rëndë të disa prej të plagosurve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz