back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaTeknologjiBMW do të nxjerr në qarkullim 40 makina me vetëdrejtim

BMW do të nxjerr në qarkullim 40 makina me vetëdrejtim

Të ngjajshme

BMW planifikon të nxjerrë në rrugë 40 makina autonome brenda gjysmës së parë të 2017-tës, bëri të ditur prodhuesi gjerman i makinave luksoze.

Ky plan ambicioz do të vihet në jetë në bashkëpunim me Intel dhe Mobileye, një kompani Izraelite e specializuar në teknologjinë e sistemeve të vetëdrejtimit.

Gjatë një prezantimi të përbashkët në CES 2017, tre kompanitë zbuluan se makinat e seive 7 nga BMW do të kenë teknologjinë e Intel dhe Mobileye në SHBA dhe Europë.

Në të njëjtën kohë ata thanë se kanë zhvilluar një arkitekturë e cila mund të përdoret edhe nga prodhues dhe marka të tjera.

Ambicjet e BMW në makinat autonome u bënë të ditura gjatë muajit Maj të vitit të kaluar kur u diskutua rreth makinës koncept iNext. Kjo makinë, plotësisht autonome, do të dalë në qarkullim në 2021. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz