back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeBllokoi rrugën me shufra metalike, 45-vjeçari nga Samadraxha përplaset me policinë –...

Bllokoi rrugën me shufra metalike, 45-vjeçari nga Samadraxha përplaset me policinë – katër policë të lënduar

Të ngjajshme

AKB: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi – alarm për ekonominë e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për rritjen...

Video e Loredanës me Karimin, por ky detaj në çifteli mori gjithë vëmendjen

Loredana Zefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një...

Bie numri i vizitorëve në hotele, ASK: Rënia e përgjithshme është për 3,2%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka...

Arrestohet legjenda e Manchester Cityt, u përfshi në një përleshje

Ish-mesfushori i njohur, Joey Barton është arrestuar këtë mëngjes...

Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30, pasi policia kishte pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari me inicialet B.K., 45 vjeç, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në këtë fshat.

Dyshohet se ai kishte vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve në atë rrugë.

“Menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin. Gjatë procesit të arrestimit, si pasojë e kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Suharekë, ku në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale, në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz