back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeBllokohen të gjitha llogaritë e Telekomit për shkak të borxheve ndaj ATK-së

Bllokohen të gjitha llogaritë e Telekomit për shkak të borxheve ndaj ATK-së

Të ngjajshme

Energji +20%, pemë +15%, mish +12%: Lista e produkteve që po rritin koston e jetesës në Kosovë

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë...

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Janë bllokuar të gjitha llogaritë e Telekomit të Kosovës, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës.

Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur vetë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi. Ai ka thënë se kanë kërkuar mirëkuptim nga ATK-ja për t’ua mundësuar pagesën e borxhit me këste, porse një gjë e tillë nuk u është mundësuar.

“I kemi bërë kërkesë zyrtare që të na mundësohet pagesa me këste për 11 muaj, pasi kemi lidhur një kontratë ndërkombëtare me një operator ekonomik, për mirëmbajtjen e sistemit, zgjerim dhe implementim të ‘KontriCodit’. Kjo kontratë kap vlerën e 6.1 milionë eurove dhe operatori na ka mundësuar pagesën me këste, por një mirëkuptim të tillë nuk e kemi gjetur te shteti. Andaj, ATK-ja, nga e mërkura na i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, ka thënë Istrefi.

Ai ka bërë të ditur se mosgjetja e një zgjidhjeje me ATK-në, rrezikon jo vetëm rrogat e punëtorëve, por edhe falimentimin e ndërmarrjes në tërësi.

“Përveç shkresave, jemi takuar edhe me zyrtarët e ATK-së dhe po presim të marrim një përgjigje pozitive. Ligjet në fuqi na japin të drejtë neve, sepse ATK-ja duhet të ketë parasysh mirëqenien e punëtorëve dhe fatin e ndërmarrjes, e cila me këtë veprim rrezikon falimentimin”, ka thënë Istrefi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz