back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaBllokohen minierat e Trepçës

Bllokohen minierat e Trepçës

Të ngjajshme

Goditet grupi i të fortëve në Prizren, i njohur si “Kaqinart”

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur...

Fuqitë botërore lëshojnë rezerva nafte në vlera rekorde

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të miratojë lirimin e...

Udhëto sigurt nga München drejt Prishtina me PrishtinaTicket!

Fluturoni gjashtë ditë të javës nga München drejt Prishtinës...

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një...

Minierat e Trepçës, përkatësisht ajo e Stantërgut dhe Artanës, kanë ndërprerë prodhimin pasi që nga data 24 janar janë pa licenca të shfrytëzimit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo ndërmarrje, të dy këto miniera kanë aplikuar me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për minierat dhe mineralet.

“Në pamundësi të prodhimit në mungesë të licencës së shfrytëzimit, këto dy miniera, por edhe Trepça në përgjithësi do të jetë në gjendje të rëndë financiare. Përveç gjendjes së rëndë financiare, minierat do të vijnë në gjendje të rëndë edhe për çështje të sigurisë, të vend shfrytëzimeve dhe të minierës në përgjithësi. Kjo situatë ka krijuar vështirësi financiare për Trepçën dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, do të jetë e pa përballueshme dhe me pasoja të pa parashikueshme për minierat e Trepçës. Kërkojmë nga institucionet qendrore që të reagojnë shpejtë, sepse mos vazhdimi i licencës, është duke çuar Trepçën në një pozitë të rëndë në aspektin e sigurisë, por edhe atë financiar”, thuhet në këtë komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz