back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeBllokohen mërgimtarët në aeroport: Mërgimtari thotë se u thye xhami i aeroplanit,...

Bllokohen mërgimtarët në aeroport: Mërgimtari thotë se u thye xhami i aeroplanit, nga kompania thonë se ka probleme teknike

Të ngjajshme

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Maloku: Bllokada politike ka izoluar Kosovën, mbi 1 miliard euro fonde të BE-së në rrezik

Politologu Albinot Maloku ka paralajmëruar se bllokada politike pas...

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Një mërgimtar nga Peja ka treguar se tash e disa kohë po qëndrojnë të bllokuar në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ për shkak të një incidenti që kishte ndodhur në aeroplan.

Mërgimtari ishte nisur nga Prishtinë për në Basel me një aeroplan te Kroacisë, dhe pas gjysme ore udhëtimin ishin detyruar të kthehen pas, pasi xhami i aeroplani ishte thyer.

Tutje, mërgimtari ka treguar se kishin udhëtuar deri përmbi Podgoricë dhe nga stjuardesat ishin njoftuar se duhet të kthehen pasi ka një problem teknik aeroplani.

“Jemi në Aeroportin e Prishtinës, jemi nis për të udhëtuar nga Prishtinë për në Basel me aeroplan të Kroacisë, pas një gjysme ore udhëtim pas një incidenti u thye xhami aeroplanit dhe jemi kthyer përsëri në Prishtinë edhe që disa kohë askush nuk flet me ne dhe nuk na njoftojnë se çfarë të bëjmë. Kemi udhëtuar deri përmbi Podgoricë dhe na thanë që ka një problem teknik dhe kur zbritën e pamë që xhami ishte thyer”, tha mërgimtari nga Peja për Insajderin.

Gazeta ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e “MyWings Aviation” nga Kosova, të cilët tha se nuk e di çfarë problemi ka qenë vetëm se janë njoftuar se ka problem teknik dhe se fluturimin Prishtinë-Basel do të bëhet në ora 21:00.

“Nuk kemi informacion të saktë se çfarë problemi ka pasur, vetëm na është njoftuar se ka pasur probleme teknik dhe tash fluturimi është duke u bërë me një aeroplan tjetër dhe pritet të niset në ora 21:00”, thanë nga kompania kroate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz