back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBllokimi i rrugës në Kurshumli, MPJD iu bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë...

Bllokimi i rrugës në Kurshumli, MPJD iu bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugë alternative

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Sipas njoftimit, bllokimi i parë do të ndodhë nesër, më 24 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 11:50 deri në ora 15:50. Po ashtu, MPJD bën të ditur se bllokime të tjera të qarkullimit janë paralajmëruar edhe më 27 dhjetor 2025, nga ora 11:52 deri në ora 18:52, si dhe më 3 janar 2026, kur bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00.

- Advertisement -

Ministria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo janë në tranzit përmes këtij segmenti rrugor, që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative.

MPJD thekson se do të vazhdojë të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën në këtë segment rrugor.

Ndryshe, qytetarët këto ditë janë duke ardhur për festat e fundivitit në Kosovë, të cilë shumë prej tyre po e shfrytëzojnë tranzitin nëpër Serbi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz